Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dërgimin për gjykim të Alqi Bllakos, i akuzuar për korrupsion pasiv në lidhje me kontratën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Bllako, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet për përfitime të parregullta prej 119,715 euro dhe 7,520,000 lekë nga lidhjet me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, pronarët e shoqërisë koncesionare.
Hetimet zbuluan se Bllako kishte ndihmuar në përzgjedhjen e këshilltarëve dhe kishte siguruar favore financiare për të tjerë, duke përdorur pozitën e tij për të manipuluar procedurat e koncesionit.