-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AMP arreston Shefin e Krimeve në Gjirokastër dhe 5 të tjerë për kontrabandë e shpërdorim detyre

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka realizuar një operacion të gjerë, duke arrestuar 6 persona, përfshirë Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës, Alfred Kondi, dhe pesë të tjerë, të dyshuar për veprime të paligjshme, përfshirë shpërdorim detyre, kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Hetimet e AMP-së, të mbështetura nga disa muaj punë, zbuluan një seri aktiviteteve kriminale të përfshirë nga punonjës të policisë, doganierë dhe shtetas të tjerë. Alfred Kondi, nënkomisari Xhevit Dine dhe inspektori Feim Onjea janë ndaluar për shpërdorim detyre dhe abuzim me autoritetin policor, ndërsa Onjea është shpallur në kërkim.

Po ashtu, janë ndaluar dy shtetas të tjerë, Bledar Mustafaraj, doganier në Kakavijë, dhe Ili Muho dhe Kleodor Kazo, të dyshuar për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Hetimet zbuluan se ata ishin të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kontrabandë mallrash dhe organizimin e lojërave të fatit me qëllim përfitime të paligjshme. Si prova materiale, AMP konfiskoi një automjet dhe disa telefona celularë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit