-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg pa afat 10 të arrestuarve për laboratorin e kokainës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme la në burg 10 pjesëtarët e grupit kriminal që trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Latine në Shqipëri. Shtatë shqiptarë dhe tre të huaj, dy nga Venezuela dhe një nga Kolumbia.

Njëri prej tyre ka thënë se ka ardhur në Shqipëri për të mbjellë flokët, ndërsa tjetri ka thënë se e arrestuan pasi po hante drekë me personat e arrestuar të përfshirë në trafik droge. “Po më paragjykojnë, unë kam ardhur si turist” tha ai.

Në total SPAK deklaron se sekuestroi 850 lëkura kafshësh të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurë e gjedhëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.

SHQIPTARËT E ARRESTUAR

1- Geis Sejfullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
5- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

TË HUAJT E ARRESTUAR

1- Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, venezuelian

Trafiku i kokainës, zbardhet dëshmia e dy të huajve: Erdha në Shqipëri për të mbjellë flokët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit