Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mizë të Divjakës, ku një 90-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet. Shtetasja J. K., 39 vjeçe, po drejtonte makinën kur goditi këmbësorin S. N., i cili u dërgua menjëherë në spital me plagë të rënda, por nuk arriti të mbijetonte.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:45 dhe, sipas informacionit të policisë, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.