-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoqi 20 dhëmbë në një ditë në Shqipëri, 37-vjeçari italian pëson 4 arreste kardiake

Kryesoret

Një 37-vjeçar italian nga Barletta në mars të këtij viti ka ardhur në Shqipëri për një trajtim dentar. Simone Del Vecchio një web dizajner italian gjatë një trajtimi në një klinikë dentare në Shqipëri ka hequr 20 dhëmbë për një ditë dhe si pasojë ka pësuar katër herë arrest kardiak.

Vëllai i tij Marco për median italiane ka thënë se Simone iu nënshtrua një ndërhyrjeje të përbashkët për heqjen e të gjithë dhëmbëve dhe vendosjen e implanteve në të dyja nofullat, në të njëjtën ditë.

“I hoqën njëherazi njëzet dhëmbë. I administruan katër anestezi në mishin e dhëmbëve dhe një sedacion të lehtë të përgjithshëm pa ekzaminime paraprake, si dhe antibiotikë, anti-inflamatorë dhe qetësues. Pas trajtimit, që zgjati nga ora 14:00 deri në 18:00, u kthye në dhomën e tij në të njëjtën klinikë ku kishte bërë ndërhyrjen. Por Simone nuk arriti as të shkonte deri në dhomë; pas një gllënjke uji, gjendja e tij u përkeqësua dhe pësoi një arrest të parë kardiak, pas të cilit ndodhën edhe tre të tjerë.”, ka thënë vëllai i Simone.

Më pas ai ka treguar që Simone ka qëndruar në fillim në një spital në Tiranë dhe më pas në Bari në repartin e terapisë intensive.

“Në fillim të qershorit, u transferua në repartin e Sëmundjeve Infektive për shkak të një infeksioni bakterial të rrezikshëm, candida auris, që shtyu më tej procesin e tij të rehabilitimit. Atje qëndroi deri më 27 shtator, kur vendosëm ta transferojmë në San Giovanni Rotondo, në ‘Casa Sollievo della Sofferenza’, ku ndodhet edhe sot. Ai është në rrezik mbytjeje për shkak të një stenozë trakeale që e pengon të pijë, hajë dhe të marrë frymë normalisht. Së shpejti pritet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër”, rrëfen vëllai i tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit