Mëngjesin e sotëm një 63-vjeçar italian ka humbur jetën teksa ndodhej në një hotel në fshatin Tregan.
63-vjeçari ishte së bashku me bashkëshorten dhe ndodheshin aty prej disa ditësh pasi frekuentonin llixhat kurative të Treganit të Elbasanit. Ai së bashku me bashkëshorten kishte zbritur në restorantin e hotelit për të konsumuar mëngjesin dhe ksihet thënë që nuk ndihej mirë.
Më pas ishte njoftuar mjeku i qendrës kurative dhe autoambulanca, por italiani kishet ndërruar jetë në krahët e bashkëshortes. Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të jetë aataku kardiak.
Ishte akomoduar në një hotel në Elbasan, humb jetën italiani, dyshimet e para