Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar buxhetin për këtë sektor në Kuvendin e Shqipërisë, duke theksuar se për vitin 2025 është parashikuar një buxhet prej 27.02 miliardë lekësh, që shënon një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2013. Sipas Manjasë, ky buxhet është 14 miliardë lekë më shumë se ai i vitit 2013, kur buxheti për drejtësinë ishte 12.67 miliardë lekë.
“Është një buxhet që vjen pa u ndryshuar paketa fiskale. Ky buxhet garanton funksionimin normal të administratës publike për të vijuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Garanton qëndrueshmërinë dhe rritjen e ekonomikë të Shqipërisë për 2025. Garanton investimet publike”– u shpreh Manja.
Ministri shpjegoi se kjo rritje është pjesë e angazhimit të qeverisë për të mbështetur zhvillimin e institucioneve të drejtësisë dhe për të realizuar misionin e saj përmes 9 programeve buxhetore. Pjesa më e madhe e buxhetit, 7.9 miliardë lekë, do të shkojë për shpenzime për paga dhe sigurime shoqërore.
“Nëse në 2013, ende pa filluar reforma në Drejtësia buxheti që shkonte për drejtësinë ishte 12.67 miliardë lekë, në 2024 është 26.9 miliardë lekë, ndërsa për 2025 është parashikuar në masën 27.02 miliard lekë.
Buxheti i sistemit të drejtësisë për vitin 2025 është parashikuar me rreth 14 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013!”– tha Manja.