Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi se PS do i drejtohet Kuvendit me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor dhe atë Penal pas aksidentit tragjik në Durrës ku u vranë dy fëmijë duke luajtur. Sipas tij, këto ndryshime do të duhet të jenë, për të pasur më shumë siguri në rrugët tona.
“Është jashtë rendit të ditës, por ai aksident tragjik ka zgjuar shumë ndjeshmëri te çdo prind. Ai njeri do marrë ndëshkimin e duhur sipas ligjit. Ngjarja është shumë e rëndë. Unë bashkohem me ngushëllimet për familjen.
Ne si Komision kemi për detyrë që shqetësimin që ka krijuar ngjarja, ta përkthejmë në ndryshime ligjore. Bashkë me disa kolegë të mazhorancës, do i drejtohemi Kuvendit me një paketë ndryshimesh në Kodin Rrugor dhe atë Penal, për situatën në rrugët e vendit.
Nuk do të duhet që të ndodhin ngjarje të tilla që të ashpërsohen masat, por po shikojmë që të adresojmë çështjen në anën ligjore” tha ai.
Kokulur! Del para gjykatës 57-vjeçari që vrau dy fëmijët në Durrës









