Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është shtyrë për 20 korrik.
Ndërkohë ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ne një dalje televizive, është shprehur se shtyrja e vendimit deri në aktgjykim do të rrisë mosbesimin e qytetarëve shqiptarë ndaj Gjykatës Speciale.
Fjala e Behramit
Ata kanë qëndruar tash e gjashtvjet në paraburgim. Nuk ka gjykatë në botën demokratike, që i ka mbajt ose është duke i mbajtur dikë në paraburgim kaq gjatë. Madje edhe në Rusi është diku ¾ vjet koha që është mbajt një person në paraburgim. Pra ne po flasim për një gjykatë tërësisht politike, e cila është duke ia kaluar edhe gjykatave jugosllave dhe të Titës,për nga përndjekja politike, për nga shkelja e të drejtave të njeriut, për nga shtyrja e proceseve gjyqësore









