Ditën e sotme një nxënës është plagosur me thikë në shkollën 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë. dy adoleshentë kanë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka mbetur i plagosur.
Nxënësi i klasës së nëntë është plagosur në zonën e barkut dhe ka qëndruar për disa minuta i shtrirë në tokë. Më pas një makinë e ka marrë dhe e ka dërguar me urgjencë në spital.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.