Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryeinspektorit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, Andri Mehja, i cili akuzohet për korrupsion pasiv. Hetimet kanë zbuluar se më 15 prill 2024, Mehja ka firmosur dy vendime administrative për një objekt të kundërligjshëm në fshatin “Katund i Ri”, dhe për të njëjtin subjekt ka vendosur një gjobë prej 500,000 lekësh.
Përmes detyrës së tij, Mehja ka kërkuar dhe marrë një shumë prej 250,000 lekësh nga i dënuari, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë. SPAK ka ngritur akuzën për korrupsion pasiv dhe ka paraqitur kërkesën për gjykim ndaj Mehjas, sipas nenit 259/2 të Kodit Penal, që ndalon marrjen e përfitimeve të parregullta nga persona që ushtrojnë funksione publike.