Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Korfuz, ku një punëtor bujqësie 48-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë. Viktima ishte duke vjelë ullinj me një pajisje elektrike, kur kjo e fundit ka rënë në kontakt me kabllot e energjisë elektrike, duke shkaktuar një goditje të fortë që i ka rezultuar fatal.
Sipas burimeve lokale, ndihma mjekësore ka mbërritur në vendngjarje, por ka qenë e pamundur të bëhej diçka, pasi punëtori kishte humbur jetën përpara se të arrinte ambulanca.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga policia e Paleokastricës, e cila po përpiqet të zbardhë shkaqet e plota të aksidentit dhe sigurinë në vendin e punës.