Gjatë seancës maratonë për buxhetin 2025, opozita ka akuzuar ministrat, ndërsa Gazment Bardhi ka cilësuar Ogerta Manastirliun “vrasëse” për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollë.
Bardhi tentoi t’i afrohej ministrave, duke shkaktuar tensione, ndërsa Asllan Dogjani kërkoi minutë heshtje për viktimën.
“Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat!”, u shpreh Bardhi me nervozizëm duke treguar gishtin, meqë Ogerta Manastirliu po bisedonte me dy kolege të sajat.
“Ajo është vrarëse…!”, shtoi ai më tej, duke ngritur tonet.
Dogjani vijoi fjalën e tij më tej, duke kërkuar minutë heshtje për 14-vjeçarin.
“Të mbajmë 1 minutë heshtje për Martinin, 14 vjeçarin e vrarë. Ta respektojmë Martinin, familjarët e tij. Ngrihuni dhe të mos presim që nesër të ndodh te fëmija e ndonjërit prej këtu. Ngrihuni t’i largojmë këta horra, këta banditë….”, u shpreh deputeti demokrat.