-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Demokratët mbajnë 1 minutë heshtje për Martinin, Spiropali kundërshton: Kur të jenë edhe deputetët e PS

Kryesoret

Ditën e sotme në Kuvend, deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të mbajnë një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij. Kërkesa u bë nga deputeti Asllan Dogjani por kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka refuzuar.

“Kjo është një ngjarje tragjike, duket të bisedojmë dhe të vendoset në një kohë të përshtatshme.. Këtu nuk janë deputetët dhe do ishte mungesë respekti për viktimën dhe familjen e tij. Të mos e përdorim për politikë të ditës. Duhet të gjejmë një kohë kur të jenë të gjithë deputetët. I bëjmë thirrje deputetëve të jenë në sallë.”, tha Spiropali.

Deputetët e Partisë Demokratike pavarësisht refuzimit janë ngritur në këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit