-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është djali i ish-gjyqtarit që u ekzekutua te ‘Xhamlliku’ në Tiranë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Klaudio Prendit që u ekzekutua gjatë mesnatës në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ai dyshohet se është qëlluar breshëri plumbash me silenciator, sapo ka dalë nga një lokal rreth orës 01:40.

I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.

Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme. Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.

Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore,  mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima   në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit