-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyshja e shokut të Martinit në lot: Nipi im nuk flet është shokuar

Kryesoret

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur dje ka tronditur të gjithë opinonin në vend. 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

Gjyshja e një shoku të Martinit ka shpërthyer në lot teksa ka treguar që nipi i saj është shokuar nga ngjarja. Ajo shprehet se ka që dje që nipi nuk i flet dhe rri i ngrirë.

“Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di si është…nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot, nuk kemi…E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë, ku i vajti. Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë mësuesen, më të madhin, jo kështu.

Është bërë nuk e di ç’të të them. Nipi im ka ngrirë komplet, nuk flet. Është shokuar. Ka ardhur në shkollë, do e marr në telefon, se di nëse kanë bërë mësim”, tregoi gjyshja e shokut të Martinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit