-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Asnjë çudi, drejtësia është nën regjim

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e la në burg, duke e cilësuar atë si një “asnjë çudi dhe asnjë surprizë”. Meta akuzoi sistemin gjyqësor për ndikim të fortë nga pushteti dhe e quajti këtë një konfirmim të kontrollit të drejtësisë nga një “Narkoshtet”, që sipas tij, ka transformuar gjykatat në vegla të këtij sistemi.

Në një postim në Facebook, Meta tha se vendimi është një “veprim i mjerë i Narkoregjimit”, duke shtuar se kjo nuk do ta ndalë Partinë e Lirisë në betejën e saj për të çmontuar Narkoshtetin dhe rikthyer shtetin e së drejtës. Ai theksoi se misioni i partisë është mbrojtja e lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe ruajtja e demokracisë dhe pluralizmit politik.

Meta përfundoi duke theksuar se beteja do të vazhdojë për realizimin e 5 Prioriteteve të Partisë së Lirisë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit