Para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, që do të zhvillohet sot, do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën të hënën pas një sherri me bashkëmoshatarët.
Cani, i cili ishte pjesë e ekipit Dinamo U-15, ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë përleshjes. Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, vendosi këtë akt në nderim të tij dhe për të shprehur ngushëllimet ndaj familjes dhe miqve të tij.