-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi: Opozita pa alternativë, gjithmonë ka vend për përmirësim

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, ka reaguar në Kuvend lidhur me debatet mbi projektbuxhetin e vitit 2025, duke kritikuar opozitën për retorikën e saj kundërshtuese. Peleshi tha se opozita nuk ka paraqitur alternativa të qarta dhe se retorika e saj është “pa ngjyrë, pa vizion dhe pa përmbajtje”. Ai theksoi se, ndërkohë që gjithmonë ka vend për përmirësime, mohimi i treguesve ekonomikë dhe buxhetorë të certifikuar nga institucionet ndërkombëtare nuk mund të quhet opozitë.

Peleshi gjithashtu përgëzoi një deputet të opozitës që ofroi një ide të re për skemën e pensioneve, duke e cilësuar atë si një kontribut të vlefshëm.

Niko Peleshi: Ne jemi të vetëdijshëm që opozita nuk është këtu për të mbështetur buxhetin, por nxirja e gjithçkaje, mohimi i treguesve buxhetor dhe ekonomik edhe kur janë të certifikuar nga institucione ndërkombëtare me të cilat punojmë nuk është opozitë.

Ka gjithmonë vend për të bërë më mirë , ndaj dhe opozita e ka shumë të gjerë fushën e alternativave të saj.

Unë dëgjova vetëm 1 deputetë të opozitës sot i cili ofroi idenë e vetë për skemën e pensioneve, e cila për mua duhet marrë në konsideratë.

Pjesa tjetër ishte nihilizëm politik. Ky nihilizëm e bëri retoriken e opozitës pa ngjyrë pa vizion pa përmbajtje.

Dëgjova të thonë se buxheti nuk ka narrativë nuk ka vizion. Por vizioni në këtë buxhet është i qartë.Më lejoni të përulem me shumë respekt para fjalimit më të bukur dhe të saktë sot, që ishte fjalimi i zonjës Bozo mbi kërkimin shkencor dhe rolin e shkencës në ekonomi.

Nxitja e inovacionit kemi një ligj, kemi shpërndarë 3 milionë euro për 100 start up në vendin tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit