Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mbështetje në organizimin e protestës përballë Kuvendit, duke argumentuar se, për shkak të ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, forcat e rendit do të jenë të përqendruara në sigurinë e stadiumit. Sidoqoftë, një grup i vogël policie do të vendoset përpara Kuvendit për të siguruar institucionin.
Policia ka kërkuar nga organizatorët e protestës që të distancohen nga aktet e dhunshme, pas incidenteve të mëparshme, ku janë hedhur molotov, djegur goma dhe thyer reklama. Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën për të kundërshtuar miratimin e buxhetit të vitit 2025.