Ditëne sotme në orën 10:00 Kuvendi do të zhvillojë seancën plenare maratonë për të miratuar me vota buxhetin e vitit 2025.
Seanca e djeshme ka nisur që në orën 10 të mëngjesit dhe ka mbaruar në orën 22:00 të mbrëmjes.
Kryeministri Edi Rama paraqiti projektbuxhetin e 2025 dhe njoftoi se bonusi për pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë, do të trefishohet duke arritur në 150 euro, ndërsa për ata që kanë një pension mujor mbi 20 mijë lekë, do të dyfishohet duke shkuar në masën 100 euro.
Ndërkohë ditën e sotme do të mbahet edhe protesta e opozitës në orën 17:00. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur që ditën që do të miratohet buxheti do të zhvillohet protesta dhe ka bërë thirrje që të gjithë të bashkohen.