Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar dënime të rënda për ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi, të cilët akuzohen për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim. Gjatë seancës së sotme, prokurori kërkoi 6 vjet burg për Taçin, ndërsa për Memishaj dhe Nakuçi kërkoi nga 4 vjet burg.
Nëse Taçi shpallet fajtor, ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i tij do të reduktohet me 1/3, duke e ulur ndëshkimin në 3.4 vjet, pas llogaritjes së 7 muajve që ka kaluar në arrest shtëpie. Dy të tjerët pritet të vuajnë 2.5 vjet burg secili. Kjo çështje lidhet me manipulime dhe falsifikime të dokumenteve për përfitime të paligjshme, të cilat kanë ndodhur gjatë periudhës kur Taçi drejtonte Kadastrën.
Në seancën e sotme, Gjykata refuzoi kërkesën për të lejuar praninë e medias, duke mos dhënë asnjë shpjegim zyrtar për këtë vendim. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu një periudhë kohore për mbrojtjen e të pandehurve për të përgatitur konkluzionet e tyre.