Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon këtë të martë në orën 20:45 ndeshjen e fundit të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, përballë Ukrainës në “Air Albania”. Pas barazimit 0-0 ndaj Çekisë, Shqipëria kërkon triumfin para 21 mijë tifozëve për të shpresuar për ngjitjen në Ligën A, ndërsa llogaritë janë të hapura për të gjithë ekipet.
Në këtë përballje vendimtare, trajneri Sylvinho ka vendosur të bëjë dy ndryshime në formacionin titullar, duke rikthyer Amir Daku-n pas pezullimit dhe duke lënë disa lojtarë të njohur në tribunë, si Simon Simoni, Ardian Bajrami, Feta Fetai dhe Andi Hadroj. Shqipëria mund të ngjitet në Ligën A nëse fiton dhe Çekia dhe Gjeorgjia barazojnë.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Seferi (Muja, N. Bajrami), N. Bajrami (Hoxha, Muçi), Daku
Trajner: Sylvinho
Gjyqtarët: João Pedro da Silva Pinheiro (Portugali) dhe asistentët e tij Bruno Miguel Alves de Jesus dhe Luciano António Gomes Maia.