Pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Ukrainë ka nisur me ritëm të lartë, ku kuqezinjtë po mundohen të reagojnë pas disavantazhit të dyfishtë të marrë në pjesën e parë. Pas golave të shënuar nga Zinçenko (5′) dhe Yaremçuk (10′) për Ukrainën, Shqipëria ka bërë disa ndryshime taktike dhe lëvizje lojtarësh.
Në minutën e 46′, dy zëvendësime u realizuan nga trajneri Sylvinho, ku Bajrami dhe Daku u zëvendësuan nga Uzuni dhe Hoxha. Këto ndryshime priten të shtojnë presionin në sulm.
Uzuni kishte një mundësi të mirë në minutën e 47′, kur u shkarkua me një gjuajtje parabël, por topi nuk arriti të shkojë në kuadrat. Kuqezinjtë po kërkojnë të reagojnë dhe të gjejnë një gol për të rikthyer shpresat për një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.