-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të enjten protestë për Martin Canin, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Kryesoret

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë ka prekur thellë opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime të shumta. Ditën e enjte, më 21 nëntor, pritet një protestë e madhe në kujtim të të riut, e thirrur nga prindër, mësues dhe qytetarë të ndryshëm.

Protestuesit do të nisin marshimin nga shkolla “Fan Noli” dhe do të drejtohen drejt Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar përgjegjësi dhe masa më të rrepta ndaj dhunës në shkolla.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 nëntor, kur një konflikt mes të miturve ka shpërthyer në oborrin e shkollës, duke u shndërruar në një akt dhune jashtë saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 14-vjeçarin, i cili ka arritur të mbërrijë për të kërkuar ndihmë në shkollë, por ka ndërruar jetë më vonë në spital nga plagët e marra.

Protesta pritet të sjellë mesazhe për sigurinë në shkolla dhe ndalimin e dhunës mes të rinjve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit