14-vjeçari Martin Cani u vra ditën e djeshme me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë. Shoku i Martinit ka treguar se sherri ka nisur ditën e premte pasi u shtynë dhe u shanë brenda oborrit të shkollës.
Ai tha se sqarimin e kishin lënë të hënën dhe në momentin që kanë dal nga shkolla Martini ka shkuar që të sqarohej.
“Sherri ndodhi të premten te shkolla. Viktima e shau atë dhe autori e qëlloi. U zunë për një shtyrje në oborrin e shkollës. Nuk është e vërtetë që janë zënë për një vajzë, por një sherr që ka ndodhur te oborri i shkollës. Janë zënë me mesazhe dhe e lanë pas shkolle qe të sqaroheshin. Kur dolëm nga shkolla isha me Martinin, unë ndërrova rrugë, ai shkoi të sqarohej. Pash Martinin në tokë, por nuk e pashë momentin e sherrit. Lajmëruam policinë dhe ambulancën”, tregoi shoku i Martinit në emisionin Shqipëria Live në Top Channel.