-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Martinit, Spiropali: Të miratojmë ligj kundër dhunës në internet dhe rrjete sociale

Kryesoret

Pas rastit tronditës së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nga foltorja kërkoi që të gjithë në parlament të bëhen bashkë dhe të miratojnë ndryshime ligjore kundër dhunës në internet dhe rrjete sociale.

“Prej dje mundohem t’i mbaj lotët për Martinin, 14 vjeçarin që humbi jetën tragjikisht prej një bashkëmoshatari të tij, që dyshohet se e ka zanafillën në gjuhën e urrejtjes, dhunën dhe abuzimin që vjen nga rrjetet sociale. Kjo dhunë një fëmije i mori jetën, një tjetër e shtyu në krim.

Ngushëllime familjes së djalit viktimë të dhunës. Jemi pranë jush në dhimbjen tuaj të madhe. Shërim të shpejtë djalit të plagosur.

Nuk është në nderin tonë që kjo ngjarje të përdoret për politikë të ditës apo retorikë prej kujtdoqoftë. Detyra jonë është të reagojmë vendosmërisht dhe institucionalisht.

Të bëhemi bashkë për rregullime ligjore kundër dhunës në internet dhe rrjete sociale. Rrjete që ngjajnë më tepër me një xhungël ku denigrimi, urrejtja, bullzimi, përdhosja e dinjitetit janë kthyer në normë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit