Përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, tifozët kuqezi mbajtën një minutë heshtje për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi tragjikisht jetën pas një sulmi me thikë. I apasionuar pas futbollit, Martin ëndërronte të bëhej futbollist dhe stërvitej me ekipin U-15 të Dinamos.
Në stadiumin “Air Albania”, tifozët shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Vrasja s’është pasion, futbolli po! Pusho në paqe Martin”. Tragjedia e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” ka prekur thellë opinionin publik, ndërsa homazhi i tifozëve ishte një nderim i thjeshtë, por i fuqishëm për djaloshin që u nda nga jeta shumë herët.