-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Vrasja e Martin Canit, një tragjedi e parandalueshme nga shteti i dështuar

Kryesoret

Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, duke e cilësuar atë si një krim të plotë parandalueshëm. Gjatë një proteste në “Rrugën e Shpresës”, Berisha akuzoi shtetin për dështim në parandalimin e krimit, duke thënë se akti që tronditi opinionin publik mund të ishte shmangur nëse autoritetet do të kishin ndërhyrë.

Ai theksoi se vrasja e Martin Canit, një sportist i ri dhe nxënës i talentuar, pas një sherri të shtrirë për gati një javë, është një pasqyrë e dështimit të sistemit të drejtësisë dhe të institucioneve për të luftuar krimin. Berisha e lidh këtë ngjarje me një klimë të mbulimit të krimit në vend, ku sipas tij, aktet e dhunshme janë bërë gjithnjë e më të mundshme.

Berisha: Të dashur miq!

Në një hark kohor 5 ditor, tre të rinj humbën jetën.

Njëri prej tyre është një nga ekzekutimet publike më të dhimbshme në historinë e këtij vendi.

Çdo njeri tjetër sigurisht është i dhimshëm dhe ka peshën e vet, por Martin Cani, sportisti i talentuar, nxënësi 14-vjeçar u ekzekutua publikisht pas një sherri pothuajse një javor që përfshiu 10-15 moshatarë të tij.

Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm.

Por ky akt në një shtet si ky, ku mbulohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit