Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për Fox News tha se Ukraina do të humbasë luftën e saj kundër Rusisë nëse Shtete e Bashkuara të Amerikës ndërpresin fondet luftarake për Kievin.
“Uniteti midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara është gjëja më e rëndësishme. Trump mund të ndikojë në Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës, sepse ai është shumë më i fortë se presidenti rus”, shtoi Zelensky.
Ai tha se Putini mund të jetë i gatshëm që ti japë fund luftës, por ai varet më shumë nga Shtetet e Bashkuara.
“Putini është më i dobët se SHBA”, tha Zelensky.
Gjithashtu sipas Washington Post, Biden ka autorizuar furnizimin me mina kundër personit në Ukrainë.