Cikloni i fuqishëm i quajtur “Bombë” ka goditur bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar reshje të mëdha shiu dhe erëra deri në 80 km/h. Cikloni ka lënë pa energji elektrike më shumë se 600,000 persona në shtetet e Oregon, Washington dhe Kaliforni.
Për fat të keq, dy gra humbën jetën nga rënia e pemëve mbi to: njëra në Washington, kur një pemë ra mbi kampin e personave pa strehë, dhe tjetra në Seattle, kur një pemë goditi shtëpinë e saj. Reshjet dhe erërat e forta pritet të vazhdojnë deri të premten.