Insidor Rexhepi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Vendimi u mor pas propozimit të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është publikuar në “Fletoren Zyrtare”. Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit, janë ngarkuar për zbatimin e tij.