Policia e Tiranës ka nisur hetimet për një 16-vjeçar që u identifikua pas publikimit të një videoje, ku bënte thirrje për mbajtjen dhe përdorimin e armëve të ftohta nëpërmjet rrjeteve sociale.
Adoleshenti, i cili banon në SHBA, ka shpërndarë mesazhe nxitëse për urrejtje dhe dhunë.
Për këtë arsye, materialet janë referuar në Prokurori për procedimin penal për “Nxitjen e urrejtjes ose grindjeve”, sipas nenit 265 të Kodit Penal.