-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Rama është anti-modeli i shoqërisë, ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca

Kryesoret

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, ka reaguar ashpër për situatën e fundit në vend, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për nxitjen e kriminalizimit të institucioneve dhe rritjen e dhunës publike.

Basha e cilëson Ramën si një “anti-model” të një shoqërie të mbërthyer nga arroganca dhe degradaimi, duke i referuar ngjarjes tragjike në shkollën “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar u vra pas një sherri. Ai kritikoi mbështetjen e individëve me të kaluar kriminale dhe mbrojtjen e ministrave të korruptuar, duke theksuar se këto veprime kanë dëmtuar rëndë shoqërinë dhe institucionet.

Basha kërkoi gjithashtu rritjen e fondeve për arsimin dhe luftën kundër dhunës dhe drogës në shkolla.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Nxitësi i kriminalizimit të institucioneve, arkitekti i Parlamentit të Çyrbeve, kryeministri që dhunon verbalisht gazetarë, qytetarë, kundërshtarë, me fjalorin e frymëzuar nga ‘Noc Rroku’, që trumbetohet në media tradicionale e sociale, është anti-modeli i një shoqërire në të cilën ka pllakosur dhuna dhe arroganca. Legjitimimi i të fortëve të dalë nga llumi i shoqërisë përmes veshjes me kostumin e politikës, mbrojtja e ministrave të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar, janë dëmet më të mëdha që i janë bërë institucioneve dhe pëlhurës tonë sociale.

Reagimet vetëm pas ngjarjeve të rënda që kanë tronditur thellë familjet shqiptare, janë dëshmi e dështimit për t’u ofruar atyre zgjidhjet që meriton shoqëria jonë.

Barbarizimi i hapësirës publike që Rama ka frymëzuar përmes mbështetjes dhe promovimit të elementëve më degraduese në jetën publike në këto vite, nuk luftohet me aksione, por kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe të përhershme, që nis nga detyrimet që politika ka ndaj qytetarëve.

Rritja drastike e fondeve për arsimin, zgjatja e orarit të qëndrimit të fëmijëve në shkollë, pasurimi me mjete didaktike, investimi për të forcuar rolin e mësuesit, forcimi i bashkëpunimit shkollë-familje, lufta frontale ndaj trafikut të drogës që gëlon fatkeqësisht në ambientet shkollore, rikthimi i autoritetit të uniformave blu, kërkojnë një ndryshim rrënjësor që nuk mund të vij nga ai që ekipin e tij “fitues” e ka pas hekurave. Shqipëria meriton më shumë!”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit