Janë shoqëruar 5 persona në komisariat nga Policia e Tiranës, mes të cilëve edhe 3 të miturit që dyshohet se janë autorë të vrasjes së një bashkëmoshatari të tyre, 14 vjeçar, dhe plagosjes së një tjetri.
5 personat që janë shoqëruar nga policia, 3 prej të cilëve dyshohen si autorë të ngjarjes, dhe do të merren në pyetje.
E gjithë ngjarja u zhvillua pas orës së 6 të mësimit, teksa dy 14-vjeçarët, u sulmuan në një rrugicë nga 3 bashkëmoshatarët e tyre me grushta dhe më pas me thikë.
Dyshohet se viktima u qëllua 6 herë me thikë, ndërsa 14-vjeçari i plagosur 2 herë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi ka ndodhur brenda 90 sekondave. Dyshimet e para janë se konflikti mes 5 të miturve, të gjithë 14-vjeçarë, ka ndodhur në rrjetet sociale.