52-vjeçari Ardian Kola ish drejtuesi i ASHK Durrës u arrestua pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai së bashku me tre persona të tjerë kanë regjistruar një pronë me dokumente false.
Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Policia ka shpallur në kërkim tre personat B.Z., 42 vjeç., L.D., 34 vjeç dhe A.D., 44 vjeç
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.