-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshje të pakta shiu, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Kryesoret

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh.

Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në zonën veriperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.

Nga orët e pasdites deri në mbrëmje në zonën e veriperëndimore, pjesërisht në qendër e pjesërisht në jug reshjet pritet të jenë të rrëmbyeshëm me intensitet mesatar e të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë era fiton shpejtësi 12-15m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit