Një shqiptar, 62 vjeç, ka pranuar se ishte përfshirë në kultivim kanabisi në një “shtëpi bari” të zbuluar pranë Norwich në Britani. Ali T., i cili nuk ka një vendbanim fiks, u arrestua në vendngjarje dhe akuzohet për prodhimin e një droge të klasit B dhe vjedhjen e energjisë elektrike.
Në seancën e tij në Norwich Crown Court këtë javë, ai pranoi rolin e tij në kultivimin e kanabisit, por mohoi akuzat për vjedhjen e energjisë elektrike, të cilën nuk e pranoi.
Gjykata pritet të shpallë vendimin për dënimin e tij më 22 nëntor.