Roman Jaremçuk, sulmuesi i Ukrainës, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”, që e dërgoi ekipin kuqezi në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ai shënoi golin e dytë në këtë ndeshje dhe e vlerësoi ekipin e tij për performancën e shkëlqyer.
“Ne e filluam ndeshjen shumë aktivisht dhe luajtëm futbollin tonë. Detyruam Shqipërinë të bënte gabime. Nuk është se ata nuk ishin të motivuar, por ne treguam që jemi në një nivel tjetër. Ky ishte një performancë e fortë dhe e përqendruar nga ana jonë,” tha Jaremçuk, duke theksuar se skuadra e tij kishte arritur të dominonte në fushë.