-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA i dërgon Ukrainës mina kundër këmbësorisë

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës mina kundër këmbësorisë, një veprim që pason përdorimin e parë të raketave balistike amerikane me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për të goditur territoret ruse.

Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar angazhime nga Ukraina për përdorimin e këtyre armëve vetëm në territoret e saj, duke shmangur zonat ku mund të ndodhin viktima civile.

Ndërkohë, Ukraina vazhdon përdorimin e raketave të tipit ATACMS për të goditur depot e municioneve në rajonin Bryansk të Rusisë, një sulm që u krye pas ndryshimit të politikës amerikane mbi përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi.

Përdorimi i këtyre armëve u mundësua pas kërkesës të gjatë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të sulmuar objekte të thella brenda Rusisë, një kërkesë që kishte hasur në rezistencë nga ana e administratës Biden deri më tani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit