Tirana ka vendosur të bëjë dy afrime kyçe në merkatoan e janarit për të synuar “Final 4”. Skuadra ka nevojë për një mesfushor shkatërrues dhe një sulmues të klasit, për të përmirësuar pasigurinë në këto pozita.
Dy pozitat janë thelbësore për të rritur konkurrencën dhe për të përballuar ndeshjet e mbetura të fazës së dytë të kampionatit.
Skuadra aktualisht renditet e shtata me vetëm 14 pikë, pas 13 javësh të kampionatit, shumë më pak se sezoni i kaluar, dhe synon të përmirësojë performancën gjatë fazës së dytë, me 5 ndeshje të rëndësishme që mund të përcaktojnë fatin e skuadrës.