Për herë të parë, Ukraina ka përdorur raketa britanike “Storm Shadow” për të sulmuar territorin rus, ka raportuar Sky News.
Raketa me rreze të gjatë veprimi ka goditur objektiva brenda Rusisë, një zhvillim që vjen pas lejes nga SHBA për përdorimin e raketave ATACMS. Përdorimi i raketave britanike, të cilat kanë një rreze veprimi prej 150 miljesh (240 km), është konfirmuar nga media perëndimore, por Ukraina ende nuk ka ofruar një deklaratë zyrtare.
Përdorimi i raketave “Storm Shadow” është një përgjigje ndaj agresionit të vazhdueshëm rus dhe mund të intensifikojë tensionet mes dy vendeve. Pas këtij vendimi, Rusia ka reaguar duke ulur pragun e përdorimit të armëve bërthamore, një kërcënim që ka bërë gjatë gjithë luftës.