-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14-vjeçari që vrau Martin Canin, nesër seanca për masën e sigurisë

Kryesoret

Një ditë pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i akuzuari për vrasjen e tij, po përballet me një seancë për masën e sigurisë. Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë nesër, në orën 9:30, kërkesën për “arrest në burg” për të miturin, i cili akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku pas një sherri banal, i akuzuari goditi me thikë viktimën, që ndërroi jetë nga plagët e marra. Prokuroria ka rënduar akuzën, ndërsa adoleshenti ndodhet aktualisht në një spital privat të kryeqytetit për shkak të plagës në dorë. Sipas hetimeve, ai nuk ka treguar pendesë për krimin, por është shfaqur i trembur gjatë dëshmisë së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit