Policia e Ravenas ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar pasi u kap me mbi 2 kg kokainë të pastër, të fshehura brenda dyshekut të dhomës së gjumit.
Droga, me një vlerë tregu prej rreth 180 mijë euro, u gjet pas denoncimeve të banorëve për lëvizje të dyshimta në zonën e Solarolos.
Shqiptari, i cili kishte precedentë penalë, është arrestuar dhe dërguar në burg, ndërsa po hetohet për lidhjet me rrjetin e trafikantëve të drogës.