E dini ku dallon arsimi tek shqiptarët në Shqipëri dhe Maqedonin e Veriut? Nxënësit shqiptarë në Shqipëri nga mosha 7-14 vjeç e shajnë mësuesin me libër shtëpie, bile e kërcënojnë me pistolet.
Ndërsa nxënësit shqiptar në Maqedoni janë të kulturuar, më të butë, më të arsyeshëm, më të dëgjueshëm.
Por mësuesit në Shqipëri janë më të përgatitur profesionalisht në krahasim me mësuesit në Maqedoni të cilët pas vitit 2001 shumica nuk u punësuan me meritë, por me pistolet pas koke dhe urdhër partie ke apo nuk ke diplomë.
Pas 22 vitesh kemi gjendjen e keqe të mësimdhënësve. Gjithnjë e kemi fjalën për shumicën sepse si thotë populli: Pyll pa derra nuk ka.
Në përfundim duhet thënë se fëmijët shqiptar në Maqedonin e Veriut janë ata që denjësisht mund të përfaqësojnë sot çdo gjë shqiptare.