Ditën e djeshme një 53-vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë dhe abuzoi seksualisht ndaj vajzës së tij të mitur. Detaje të reja kanë dalur nga kjo ngjarje në qytetin e Laçit.
Kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar 53-vjeçarin pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e vajzës edhe fjalorin banal. 53-vjeçari G.Z., ishte i divorcuar dhe vajza e tij jetonte me të në të njëjtën shtëpi. Ditët e fundit vajza kishte munguar në shkollë dhe mësuesit e kishin referuar rastin në zyrën arsimore të Kurbinit.
Ndërsa ditën e sotme vajza emitur ka kërkuar që të pajiset me urdhër mbrojtjeje, ndërsa 53-vjeçari ka mohuar akuzat për abuzim seksual.
Ndërkohë po priten analizat e të miturës, pasi ajo është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka shenja dhune në disa pjesë të trupit.