-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha pas takimit me Begajn: Standarte dhe procesi janë shqetësimi ynë

Kryesoret

Kreu i grupit Demokrat-Euroatlantikë Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se në takimin me Presidentin Bajram Begaj nuk ka thënë një datë konkrete për zgjedhjet e 2025. Basha u shpreh se data është atribut i presidentit dhe shqetësimi i tyre është standarti e procesi.

“Kam kërkuar nga presidenti që të bëhet gjithçka për të ushtruar preson ndaj atyre që duan dhe zgjedhjet e ardhshme t’i marrin peng për veten e tyre në mënyrë që Kushtetuesja të jetë në gjendje të rivendosë lirinë e qytetarëve të zgjedhin deputetët përmes listave të hapura apo votës preferenciale. Gjykata ka caktuar datën 26 nëntor të dëgjojë ankesat tona, seanca është shtyrë me kërkesën e palëve të tjera që bashkuan votat për të mbyllur listat, për datën 4 dhjetor. Po aq e rëndësishme është që vota e diasporës të bëhet efektive, ka një zgjidhje të kërkuar prej kohësh nga unë, votimi elektronik për shqiptarët kudo që jetojnë, për të reduktuar kalvarin e gjatë të manipulimeve para dhe gjatë ditës së votimit dhe proceseve të stërzgjatura dhe të kontestuara të numërimit.”, u shpreh Basha.

Ai theksoi se problemi kryesor i standarteve të zgjedhjeve shqiptare është politik dhe jo teknik.

“Është problemi i një shteti privat të kthyer në një ushtri patronazhistësh me apo pahir në funksion të një qeverisje të korruptuar që paratë e taksave të larta të shqiptarëve i përdor për të blerë dhe manipuluar me çmim të ulët votën e shqiptarëve”, tha Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit