-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Kryesoret

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi pasditen e sotme në Prishtinë, në rrugën “Mon Balaj”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, dhe pas të shtënave të dyshuarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës njoftoi se është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime intensive për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar dhe kapur autorët.

Pavarësisht informacioneve të para, nuk është bërë ende e ditur shkaku i të shtënave, ndërsa hetuesit janë duke shqyrtuar mundësitë për një konflikt të mundshëm mes palëve të përfshira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit