Një 50-vjeçar u procedua penalisht pasi tentloi të nxjerrë para të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
50-vjeçari turk me iniciale A.D., banues në Stamboll u gjet në kamionin e tij një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollatë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe dollarëve.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.