-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Nuk është koha tani për bashkim me Shqipërinë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se Kosova duhet të përgatitet për një hakmarrje nga Serbia. Gazeta zvicerane NNZ, duke cituar deklarimet e Kurtit në një diskutim të organizuar nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, shkruan se Kurti ka theksuar se Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti “Serbia e Madhe”.

“Aspak, Vuçiç thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’”.

Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës” tha Kurti.

Kurti ka folur edhe për zgjedhjen e Donald Trumbit si president i SHBA-së. Ai ka thënë se Trump nuk paraqet rrezik për Kosovën.

“Kosova ka punuar mirë me presidentët e të dyja partive. Ajo u çlirua në vitin 1999 nën demokratin Bill Clinton, dhe George W. Bush, një republikan, ishte president kur Kosova u bë e pavarur më 2008”, citohet Kurti. A është në axhendë bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë? “Jo”, thotë Kurti, tani nuk është koha për këtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit